6 shenjat që tregojnë se po konsumoni shumë kripë!

Sipas udhëzimeve të fundit dietike, rekomandohet të merren 2,300 miligramë natrium (1 lugë gjelle) në ditë. Megjithatë, vlerësohet se konsumi mesatar ditor është afërsisht 3,400 miligramë natriumi (rreth 1 lugë e gjysmë).

Vlen të theksohet se futja e tepërt e kripës në dietën tonë ushqimore, mund të çojë në probleme serioze shëndetësore.

Prandaj sot Revista Shije ju rendit, një listë të shenjave më të zakonshme që tregojnë se jeni duke konsumuar kripë, me tepër seç duhet:

Enjtje
Nëse unazat po ju shtrëngojnë, këmbët i keni të fryra dhe qeset poshtë syve gjithashtu, kjo është një shenjë që tregon se po konsumoni kripë më tepër sesa niveli i lejuar. Duhet të filloni të ndiqni një dietë shumë të kufizuar.

Etje e tepruar
Natriumi në kripë ndihmon balancimin e lëngjeve në trupin tuaj. Kur hani shumë kripë, trupi ka nevojë për më shumë lëngje për të ndihmuar pastrimin e sistemit tuaj në mënyrë që muskujt dhe organet e tjera të mund të funksionojnë siç duhet. Kjo është mënyra e trupit tuaj për korrigjimin e raportit të natriumit dhe ujit dhe uji i pijshëm është mënyra më e mirë për kthimin e gjërave në normalitet. Mos harroni se mos pirja e mjaftueshme e ujit mund ta detyrojë trupin tuaj të tërheqë lëngun nga qelizat dhe kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të dehidratuar.

Ndryshime në urinë
Si rregull, natriumi në trupin tuaj shkakton ndryshime serioze në urinim që mund të ndodhë për shkak të dy arsyeve:

Konsumimi i shumtë i kripës i bën veshkat të punojnë “jashtë orarit” për ta hequr atë nga trupi. Kjo mund të rezultojë në sëmundjen e veshkave që zakonisht e bën urinimin më të shpeshtë dhe me ngjyrë transparente.
Duke pasur shumë natrium në trupin tuaj mund të kemi si rezultat humbje të lëngjeve që çojnë në dehidratim. Kur ka humbje të konsiderueshme të ujit në trup, prodhimi i urinës zvogëlohet dhe kthehet në ngjyrë të verdhë, e trashë dhe e errët.

Kocka të dobëta
Kur konsumoni shumë kripë, veshkat tuaja nuk mund ta zbrazin plotësisht dhe kjo rrit humbjen e kalciumit në masë të madhe. Një mangësi kronike e kalciumit mund të rezultojë në kocka të dobëta, probleme me dhëmbët tuaj dhe mund të shkaktojë gjithashtu një zhvillim të osteoporozës.

Dhimbje të vazhdueshme koke
Konsumi i tepërt i natriumit rrit sasinë e gjakut në mënyrë që të marrë më shumë hapësirë në enët e gjakut. Ky zgjerim i enëve të gjakut shkakton presion të lartë të gjakut (hipertension) dhe si rezultat, mund të shkaktojë dhimbje koke të rënda dhe të herëpashershme.

Probleme kognitive
Hipertensioni i shkaktuar nga konsumimi i lartë i kripës mund të dëmtojë arteriet. Kjo mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të menduar qartë dhe e bën më të vështirë përqëndrimit në detyrat e përditshme. Përveç kësaj, dehidratimi i vazhdueshëm mund të çojë në një kujtesë të dobët, një ndjesi të vazhdueshme lodhjeje dhe reagim të ngadaltë.