Albi Nako dhe Alba në një lidhje, Klaudia Pepa i lë të dy me gisht në gojë!(Foto)

Balerina shqiptare me famë ndërkombëtare Klaudia Pepa është një nga vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar.

Pepa di si të tërheqë vëmendjen dhe në rrjete sociale është shumë aktive.

Ajo pak orë më parë ka publikuar një foto ku shfaqet në të brendshme dhe në super formë fizike, shkruan ShkodraNews.

Këto ditë mediat rozë kanë gëluar me lajme për ish-burrin e saj, i cili po përflitet për një lidhje më balerinen Alba Hoxha.

Si t’i ketë pritur Klaudia këto lajme për Albin? Fotografia flet vetë!