“Kam rrit 5 fmi…”, Ija e Besit shfaqet mes gërmadhave me zërin që i dridhet: U shkatërru shtëpia…(Video)

Një shtëpi është gjithmonë e mbushur me kujtimet e banorëve të saj. Largimi prej saj ose shembja e saj gjithmonë shoqërohet me nota nostalgjie. Kështu ka ndodhur edhe me gjyshen më të famshme në Shqipëri.

Po flasim për Ijen e Besit, e cila prej muajsh është aktive edhe në rrjetin social Instagram. Ija me fotot dhe videot që poston në faqen e saj është shndërruar në sensacion në rrjet. Një video e fundit e saj tregon se Ija tashmë është bërë me shtëpi të re.

“Kam shkatërru shpinë e vjetër. Këtu kam rrit 5 fmit e mi, kam ba dasma, e të mira. Kam rrit nipërit e mbesat sa herë kanë shku e kanë ardh. Sot e shkatërrova se bani djali shpinë e re”, thotë Ija në video.

Video është bërë virale dhe të shumtë kanë qenë komentet. Gjyshja më e famshme në Shqipëri deri më sot numëron mbi 20 mijë ndjekës në Instagram.

A post shared by Ija Bes Kallakut (@ijabeskallakut) on