Kryeministri derdh kafenë, merr fshesën dhe e pastron vetë dyshemenë

Kryeministri holandez Mark Rutte është bërë protagonist i një gjesti për t’u përshëndetur, gjatë ditës së martë në Parlamentin e vendit.

Ai ka qenë duke shkuar për në seancë, me një gotë kafeje në dorë, por që për një moment i është rrëzuar, duke ndotur dyshemenë.

I gjendur në një situatë të sikletshme, Rutte i rrëmbeu leckën njërës prej pastrueseve dhe filloi të pastrojë vetë rrëmujën e tij, transmeton Tch.

Ky gjest i kryeministrit holandez u duartrokit nga pastrueset e institucionit dhe të pranishmit tjerë në ndërtesën e parlamentit, ndërsa videoja bëri xhiron e botës në pak minuta.