Ky është kryebashkiaku më fatlum në vend, i ka dalë Lotaria Amerikane

Siç duket, Lotaria Amerikane i ka marrosur të gjithë e kushdo po shkon drejt kërkimit të një vendi më të mirë jetese, duke parë se gjendja aktuale në vend është keq e mos më keq.
Kështu, drejt Amerikës po pretendojnë të shkojnë jo vetëm qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, por edhe ata që janë të njohur në vend e që supozohet se kanë pozicione të mira drejtuese.

I tillë është edhe kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, i cili, sipas Pamfletit, është një prej fituesve të Lotarisë Amerikane.

Kaprit i mbaron mandati viti tjetër dhe duket se ky është një ogur i mirë për të jetë të re në SHBA.