Prostitucion e pastrim parash, çohet në gjyq “Dan Bilzeriani” i Shkodrës

shtë dërguar për gjykim çështja e grupit të prostitucionit në Shkodër, e kryesuar nga Rinard Tata, i njohur si “Dan Bilzeriani” i Shkodrës.
10 persona janë pjesë të këtij grupi dhe nën hetim. Ata akuzohen për prostitucion dhe pastrim parash,.

Prokuroria e Shkodrës përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim 11 të pandehur, të cilët prej shumë vitesh kishin rekrutuar disa vajza dhe i shfrytëzonin për prostitucion në disa lokale dhe hotele në qytetin e Shkodrës, e më pas paratë e përftuara nga kjo veprimtari kriminale i riciklonin në aktivitetet tregtar dhe ndërtimtari.

Po ashtu, në funksion të këtij hetimi është vendosur sekuestro preventive mbi godinën Bar-Kafe “TATA”, e ndodhur në lagja “Manush Alimani”, Shkodër në pronësi të të pandehurit Rinard Tata.

Këta persona janë:

I pandehuri Rinard Tata (alias Federik Tota ), lindur dhe banues ne Shkoder, i arrestuar, i dënuar edhe më parë, i cili akuzohet se ka kryer veprat penale të:
1.“Shfrytëzim i prostitucionit” parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal, në dem të disa femrave.

2.“Mbajtja e lokaleve për prostitucion“ parashikuar nga neni 115 i K.Penal.

3.“Ushtrimi pa liçencë i veprimtarive financiare “parashikuar nga neni 170/ç i K.Penal.

4.“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale “parashikuar nga neni 287 tëK.Penal, duke ricikluar në aktivitetin e tij privat dhe ndërtimtari paratë e përfituara nga shfrytëzimi i prostitucionit.

5.“Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike “ parashikuar nga neni 137/2 të K.Penal , për qëllime biznesi.

6.“Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/1 te K.Penal , pasi ka ndërtuar 3 kate mbi pronën e tij ekzistuese.

E pandehura Sunila Mehja, lindur dhe banuese në Shkodër, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprat penale të:
“Shfrytëzimit të prostitucionit” parashikuar nga neni 114/2 të K.Penal, në dëm të disa femrave.
2.“Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga neni 115 i K.Penal .

I pandehuri Kastriot Musa, lindur në Barbullush, Shkodër, i arrestuar, i cili akuzohet se ka kryer vepreën penale të:
“Shfrytëzimit të prostitucionit” parashikuar nga neni 114/2 të K.Penal , në dem të disa femrave.

E pandehura Ardita Muça, lindur e banues në Shkodër, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprën penale të:
“Prostitucionit” parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

E pandehura Angje Ndrecaj, lindur dhe banuese në Manati, Lezhë, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit” parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

6.E pandehura Anita Lleshi, lindur ne Burrel dhe banuese ne Kamez, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprën penale të:

“Prostitucioni”, parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

E pandehura Albana Musa, lindur në Korçë dhe banuese ne Bushat, Vau Dejës, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepën penale të:
“Prostitucionit” parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

E pandehura V.H, e hetuar në gjendje të lirë, e cila akuzohet se ka kryer veprën penale të:
“Prostitucionit” parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

I padehuri E.L, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale të:
“Prostitucionit”parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal.

I pandehuri E.C, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale të:
“Prostitucionit” parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal .

I pandehuri M.P, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale të:
“Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal .

Në funksion të këtij hetimi është vendosur sekuestro preventive mbi godinën Bar-Kafe “TATA”, e ndodhur në Lagja “Manush Alimani”, Shkodër në pronësi të të pandehurit Rinard Nikollë Tata.