“Puthja” e vdekjes, çfarë fshihet pas fotos që bëri rrjetin botëror të flasë?

Është cilësuar si “puthja e vdekjes” momenti i këtij seti të pabesueshëm fotografik, kur një luaneshë kap prenë e saj një antilopë në Ndutu të Tanzanisë.

Nëse fotografi nuk do e pasonte foton me disa foto tjera nga ky moment të gjithë do e quanin Photoshop, por ja që është mëse real. Fotografia është shkrepur në momentin që luanesha ka rrethuar putrat rreth qafës së antilopës dhe ka kafshuar gojën e saj.

Realizuesi i fotos, Christophe Renous është shprehur:

Më pëlqen natyra dhe kafshët. Këto foto tregojnë atë që më pëlqen ta quaj puthja e vdekjes”.