Shqiptarë, ja si po na helmojnë! Nami i zi sot në Elbasan, sekuestrohet ky produkt ushqimor që e hamë përditë

E tmerrshme!

Mbi 9 ton mish, i cili dyshohet të jetë i kontaminuar, është sekuestruar në qytetin e Elbasnait,

E ne njoftimin e policisë bëhet me dije se janë sekuestruar 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici, produkt i gatshëm.

Kjo sasi, e cila është sekuestruar në lagjen “5 Maji”, në një magazinë në pronësi të 42-vjeçarit Elibert Latifi, është dërguar për ekspertim.

E nga kontrolli i ushtruar nga Policia në bashkëpunim me A.K.U, në lagjen “5 Maji”, në subjektin fizik të këtij shtetasi, i cili tregton e përpunon produkte mishi, ka rezultuar se ky subjekt tregtonte e përpunonte produkte mishi i papajisur me liçensë nga Q.K.L, si dhe pa etiketë produkti.

Latifi ai akuzohet për “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Produkti i sekuestruar është çuar në Durrës për analiza të mëtejshme. Sasia e madhe e mishit ka qenë e blerë nga një subjekt i licensuar.