Të gjithë shqiptarët që duan të shkojnë në Gjermani të mblidhen këtu! Ka një lajm shumë të mirë

Shumë shqiptarë janë në kërkim të një vendi pune në Gjermani pasi e shohin këtë vend si më të përshtatshmin për realizimin e aspiratave të tyre. Në kuadër të kësaj, ministri i Punës dhe Mirqenies Sociale në Kosovë, Ilmi Reçica ka kërkuar nga shteti gjerman një marrëveshje për punë sezonale për shqiptarët.

Kjo kërkesë u bë gjatë takimit të sotëm mes Reçicës dhe delegacionit të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë po ashtu edhe përfaqësuesve të GIZ-it gjerman në Kosovë.

Reçica e kërkoi këtë pasi që “MPMS, nëpërmjet përfshirjes së qytetarëve në masat aktive të tregut të punës dhe ofrimit të mundësisë për aftësim profesional në qendrat tona të aftësimit, po përpiqet të zbusë papunësinë në vend dhe të krijojë mundësi për qytetarët tanë që të bëhen pjesë e tregut të punës”.

Ai përmendi edhe punësimet sezonale për kosovarët, në disa shtete të BE-së. Po ashtu përfaqësuesit gjermanë janë zotuar se Gjermania do të vazhdojë ndihmën për Kosovë aty ku paraqitet nevoja