Tragjedia ajrore me 102 viktima, mes tyre 4 fëmijë

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen tragjikë të ndodhur pak orë më parë në kryeqytetin kubanez Havana.
Avioni Boeing 373 u ngrit nga aeroporti kombëtar Jose Marti, por është përplasur pak minuta më vonë, duke shpërthyer në flakë.

Presidenti i Kubës, që ka mbërritur në vendngjarje ka deklaruar se ka një numër të madh viktimash.

Sipas informacioneve kishte 105 persona në bord, ndërsa nga raportimet e fundit mësohet se kanë humbur jetën 102 persona, mes tyre 4 femijë.

VIDEO: